Enver Petrovci kërcen sipër banakut

Aktori i njohur nga Kosova, Enver Petrovci, gjithmonë bie në sy për tipin e tij të veçantë. Ai nuk ka ngurruar që në ditëlindjen e Olsi Mingomataj, ish-rivalit të tij në “Dancing with the stars”, të festojë në maksimumin e tij, madje duke hipur sipër banakut dhe duke performuar më kërcime të ndryshme.



Petrovci është garuesi me moshën më të madhe në këtë show, ndërsa bëri përshtypje pranimi nga ana e tij e kësaj oferte të Vera Gabockës, për të qenë pjesë e një show të tillë, ku dominojnë të rinjtë. Në natën e spektaklit, ai triumfoi ndaj konkurrentëve të tjerë, ndërsa arriti të grumbullonte numrin më të madh të pikëve dhe të kryesonte listën e çifteve debutuese. Ndërsa në natën e fundit të spektaklit, Enveri i shpëtoi një “dance off” me Vesa Lumën, e cila u eliminua nga gara. Përveç “Dancing with the Stars”, Enver Petrovci paralelisht angazhohet me teatër në Tiranë. Sapo ka dhënë shfaqjen “Art” me Artan Imamin dhe Bujar Asqeriun, ndërsa po përgatit vënien në skenë të një shfaqjeje të re. Ai ka hyrë në “Dancing with the stars” me ambicien për të fituar, por le të shohim si do shkojnë javët në vazhdim.

(vipat.info)

No comments:

Post a Comment