Elton Deda rikthehet në Tiranë me Rock’n Roll.

 
“Atdhe… vapë… thashetheme… cigare… papunësi… mall”. Me këto fjalë e ka përshkruar Tiranën, kryeqytetin kontrovers, kantautori i mirënjohur Elton Deda, i cili prej shumë vitesh jeton me familjen e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto ditë, 38-vjeçari që është një nga emrat më në zë të muzikës pop-rock në vendin tonë, ka udhëtuar në drejtim të Shqipërisë, ku veç të tjerash do të mbajë një koncert për gjithë adhuruesit e tij të shumtë, më 26 maj, pra këtë të enjte, në “Folie Bar”. “Elton Deda & The rebels, live in Rock at Folia, Tirana Albania. Vetëm Rock’n Roll! Jeni të mirëpritur, por të gjithë ju që preferoni muzikën house apo techno, mos ejani”, – ka shkruar jo pa ironi për adhuruesit e muzikës komerciale Deda në profilin e tij në Facebook. Kantautori prej pak kohësh ka përfunduar albumin e tij më të fundit, që titullohet thjesht “Antologji”. Ky album, ku bëjnë pjesë disa nga këngët e tij më të njohur si dhe shumë krijime të reja, është natyrisht në vijimësi të rrymës që ai përfaqëson si këngëtar, ndërsa pjesa më e madhe e teksteve janë shkruar nga Orges Toçe. Në koncertin e 38-vjeçarit Elton Deda, i cili ishte i pranishëm në Tiranë vetëm pak muaj më parë; nuk mund të mungojnë këngët më të mirënjohura të tij, si “Qyteti i vjetër”, “Nuk kërkoj tjetër njeri” etj. Për sa i përket albumit, Deda ka thënë se krijimet janë zgjedhur me kujdes që të kenë veçantinë e tyre, sikurse të gjitha këngët e tij të tjera. Standard.

(vipat.info)

No comments:

Post a Comment