Edona Llalloshi: Do të mundohem të zgjedh një emër të bukur për vajzën time.

Edhe pak muaj kanë ngelur që këngëtarja kosovare Edona Llalloshi të bëhet nënë. Siç kemi shkruar edhe herët e tjera e, si të parët që zbuluam fejesën dhe shtatzaninë e saj, gjithashtu edhe gjininë e bebit, Edona pritet të sjellë në jetë një vajzë pas fejesës me biznesmenin e njohur nga Peja, Gazmend Fejzullahun. “Përkushtimi im për muajt e shtatzënisë ka bërë që të ndërpres të gjitha aktivitetet muzikore. Mendoj se më e rëndësishme në jetë është fëmija, sesa çdo gjë tjetër. Tani po kaloj ditët më të bukura të jetës sime emocionale”, – ka thënë këngëtarja në një prononcim të saj dhe shton se është duke menduar për emrin që do i vendosë vajzës, në monetin kur do vijë në jetë. “Për momentin, jam duke i shikuar disa emra, ende jam në kërkim të tyre. Do të mundohem të zgjedh një emër të bukur për vajzën time”, ka theksuar më tej këngëtarja.

(vipat.info)

No comments:

Post a Comment