Edita “reagon” shpejt

Edita Sopjani (Foto: Arber Hoxha)Edita Sopjani menjëherë pas realizimit të këngës së fundit “Plus minus” ka filluar të angazhohet rreth këngëve të reja.

Kënga e re e saj titullohet "Reagon", e cila ende nuk është finalizuar, dhe është duke u punuar në studion “Sopi Records” nga Barooti.

“Është një këngë verore me plot ritëm dhe anon ka zhanri dance-house. Gjithashtu pitet që kënga të shoqërohet edhe me videoklip, por pak më vonë, dikur kah sezoni veror”, ka thënë Edita për Telegrafi-n.

Ajo përveç këngës së re ka bërë të ditur se është duke punuar edhe në albumin e saj të dytë.

“Jam duke punuar edhe për albumin e dytë timin, i cili pritet të dalë dikur në muajin qershor ose korrik. Verës do të jem nëpër shumë koncerte ku edhe njëkohësisht do të punoj albumin edhe pse shumica e këngëve të tij janë dëgjuar më parë”, ka përfunduar Sopjani./Telegrafi/

No comments:

Post a Comment