Edhe ti mund të vrasësh Bin Ladenin

Edhe ti mund të vrasësh Bin Ladenin
Fanatikët e video-lojërave kanë shansin të bëhen pjesë e skuadrës që hyri në vendstrehimin e Osama Bin Laden dhe vrau kryeterroristin një javë më parë.

Në lojën KumaWar, që mund të luhet online, çdo person mund të udhëheqë virtualisht trupat speciale në Abbottabad (Pakistan) dhe të vrasë Bin Ladenin.

KumaWar është episodi më i fundit i lojës Black Hawk, lojë e cila bazohet në luftën ndaj terrorizmit. 20 milionë persona kanë vite që provojnë emocionet e pushtimit të Afganistanit, ndjekjes së liderit iraken Sadam Hussein apo kërkimit të armëve të shkatërrimit në masë.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment