A duhet numëruar edhe vota e Presidentit?!

Mes zgjedhësve të kryeqytetit që votuan në mënyrë të rregullt në fletën e votimit të miratuar nga KQZ, por e hedhur aksidentalisht në kuti tjetër, është edhe ajo e presidentit Topi
Mes zgjedhësve të kryeqytetit që votuan në mënyrë të rregullt në fletën e votimit të miratuar, nga KQZ, por e hedhur aksidentalisht në kuti tjetër, është edhe ajo e presidentit të Republikës, Bamir Topi, për kryetar bashkie.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve prej dy ditësh po numëron të gjitha ato fletë të rregullta votimi, të kontestuara për shkak të gjetjes së tyre jo në kutinë e caktuar.

Mes këtyre qytetarëve, vota e të cilëve rrezikonte të mos numërohej për një gabim aksidental e që në disa raste nuk përjashtohet të ketë qenë dhe i orientuar është si i barabarte mes të barabartëve dhe presidenti i Republikës, Bamri Topi.

Kreu i shtetit, kësaj here edhe i paorientuar nga personi i caktuar pranë katër kutive të votimit për të ndihmuar zgjedhësit, ka hedhur votën e tij me shirit të verdhë për kryetar të bashkisë së Tiranës, në kutinë për kreun e njësisë bashkiake, lehtësisht e verifikueshme kjo nga pamjet e transmetuara live ditën e zgjedhjeve nga qendra e votimit në shkollën 9-vjeçare “Servet Maçi” në njësinë bashkiake nr. 9.

A do të ndihej keq numri 1 i shtetit nëse vota e tij nuk do të numërohej, sepse aksidentalisht e hodhi në një kuti tjetër?

Nëse, siç forca kryesore në opozitë ka kërkuar me insistim mosnumërimin e këtyre votave, për shkak se nuk donin të rrezikonin avantazhin minimal prej 10 votash të kryebashkiakut aktual Edi Rama, fatin e votës së shumë zgjedhësve shqiptar do ta kishte dhe ajo e zotit Topi.

Akti normativ, i refuzuar nga opozita po i miratuar nga mazhoranca në linjën e saj ë theksuar që nga dita e zgjedhjeve se çdo votë e hedhur duhet të numërohet, i ka hapur dritën jeshile numërimit të votave të rregullta të kontestuara vetëm se gjatë numërimit nuk gjenden në kutinë e duhur, dhe kur gabon presidenti i Republikës, kush përjashton mundësinë e përsëritjes së këtyre gabimeve njerëzore edhe nga zgjedhës të tjerë që kanë ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese të votës, në një gare që në memorien e qytetarëve të Tiranës do të mbetet historike, e pashlyeshme.

Përfundimisht, këto fletë të izoluara në zarfe të mbyllura, tashme po numërohen, ndër të cilat edhe vota e presidentit Topi, hedhur në njësinë bashkiake nr. 9 për të mbetur dhe ky një numërim historik i çdo vote të rregullt të qytetarëve të Tiranës.

(www.gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment