DSK jep dorëheqjen si shef i FMN. Rrëfimi: Ja si i gjeja prostitutat për të

Dominik Shtraus Kahn, të cilit media i referohet sipas akronimit DSK, ka dhënë dorëheqjen si shef i FMN, ndërsa ndodhet në një nga burgjet e rrepta të Nju Jorkut. Ai akuzohet se ka detyruar një punonjëse dhome në një hotel në Nju Jork që të bëjë seks oral me të. DSK hedh poshtë akuzat.

Por të tjera detaje pikante për jetën e tij po dalin në dritë. Gjithmonë ishte përfolur se ai ishte i varur ndaj seksit. Por tani që një rast shpërtheu, shumë të tjerë po dalin në dritë.

Sipas mediave britanike, DSK ka marrë shërbimet e prostitutave të rangut të lartë. Shefja e këtyre të ashtuquajturave call girl, Kristin Davis, thotë se DSK ka porositur vajza tek ajo në vitin 2006, duke paguar plot 2400 dollarë për një shërbim.

Davis thotë se një nga vajzat që i dërgoi kishte rrëfyer se DSK ishte shumë agresiv dhe se ajo nuk do të shkonte më atje. Njëherë tjetër ata i kanë dërguar një braziliane. Gjithmonë ai paguante në cash.
(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment