Doni të dobësoheni? Flini mirë dhe ulni nivelin e stresit

 
Nëse nuk arrini të dobësoheni duke reduktuar ushqimin apo edhe pas ushtrimeve të shumta fizike, atëherë mirë është që të qetësoheni dhe 'fikni celësin".

Nuk është e nevojshme që të shkosh nëpër qendra luksoze SPA. Për të rritur mundësitë e humbjes në peshë, rregullat më të mira që duhen ndjekur janë: gjumi i rehatshem dhe mbajtja e stresit në nivele të ulëta.

Studimi

Që masa trupore nuk ka lidhje vetëm më atë që hamë kjo dihet më kohë. Ndaj studiuesit e Oregonit, kanë marrë 500 vullnetarë mbipeshë me një masë trupore mes 30 dhe 50, dhe i futën në një program dobësimi që kishte ne qendër aktivitet të rregullt fizik dhe dietë të pasur me fruta dhe zarzavate. Më pas ata janë ndarë në grupe të vecanta, të individëve që flinin mirë ose jo dhe të atyre që kontrollonin stresin.

Pas 6 muajsh sakrifice, 60 përqind e vullnetarëve arritën që ta ulnin peshën, por programi i dobësimit pati efekte më të mira te ata persona që flinin 8 orë dhe që kishin stres në nivel të ulët.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment