Djaloshi i verbër bëhet kampion në xhudo

Një djalosh dhjetëvjeçar, i cili ka humbur shikimin pas reaksionit të rrallë në penicilinë, është bërë kampion në xhudo.

Kieran Clarke mposhti konkurrentët në bazë të instinkteve dhe aftësisë që të fokusohet në lëvizje. Ka marrë nofkën “Zemërimi i verbër”.

Clarke ka nisur të ushtrojë xhudo para pesë vjetëve, pas humbjes së shikimit. Ai tha për “Daily Mail” se xhudo i ndihmon të zgjidhë frustrimet e tij, por në mënyrë pozitive.

Clarke shtoi se të tjerët frikësohen që të mos lëndohen nga kundërshtarët, por duke qeshur tha se ai më së shumti frikësohet për kundërshtarët.

No comments:

Post a Comment