Diaz i dëshiron lumturi Justinit

Cameron Diaz nuk ankohet pse duhet të punojë së bashku me ish-bashkëshortin, Justin Timberlake në filmin “Bad Teacher”, sepse ata që të dy janë të mirë në të qenurit qesharak.

Çifti që ishte ndarë në vitin 2007 pas plot katër vitesh në lidhje, tani duhet të punojë në filmin “Bad Teacher” dhe aktorja e ka pasur të lehtë ta bëjë këtë me Justin Timberlake, pasi mendon se ata janë të përshtatshëm për njëri-tjetrin.

“Ne ndahemi. Ne shkojmë përpara. Unë i dëshiroj atij lumturi. Dhe gjithë ajo që ai do është lumturi për mua. Nuk jam e varur nga ai e as ai prej meje. Ndodhi kjo dikur, në një moment. Por, tani le ta bëjmë filmin. Le të kemi kënaqemi”, ka thënë Diaz e cila së fundmi konfirmoi lidhen me Alex Rodriguez.










/Telegrafi/

No comments:

Post a Comment