Dhoma dhe ndarja e krevatit

Duke marrë në konsideratë disa çështje sociale dhe psikologjike, zakonisht të ndash krevatin nuk është një ide e mirë.

Disa prindër ndiejnë se, ndarja e dhomës së tyre të gjumit apo e krevatit me fëmijën, është më e natyrshme, sesa të kenë dhoma të ndara; dhe ky fakt është i rëndësishëm për zhvillimin emocional të fëmijës.

Duke marrë në konsideratë disa çështje sociale dhe psikologjike, zakonisht të ndash krevatin nuk është një ide e mirë. Së pari, çdo njeri fle më mirë vetëm; do të thotë që ka më pak shqetësime gjatë gjumit dhe gjumi mund t'i dalë më pak herë. Fëmijët në të njëjtin krevat apo dhomë gjumi mund të mos mësojnë të flenë vetë dhe kanë tendencën të kenë probleme me gjumin. Mbytja e fëmijëve, kryesisht atyre të vegjël është gjithashtu një problem gjatë fjetjes në të njëjtin krevat.

Një fëmijë në krevat me ju mund të ketë pasoja serioze në jetën tuaj intime dhe seksuale; ta lini fëmijën me dadon gjithashtu mund të jetë një problem. Sa më gjatë të flejë me ju në krevat fëmija, aq më e vështirë bëhet ndarja kur ai apo ajo duhet të shkojë në dhomën e tyre. Të fjeturit ndarazi është gjithashtu i rëndësishëm të ndihmojë një fëmijë të mësojë të ndahet pa ankth dhe të formojë identitetin e vet.



 /Telegrafi/

No comments:

Post a Comment