Del Neri: Juve nuk do të luajë në Evropë

Trajneri i Juventusit, Luigi Del Neri, është shprehur i zhgënjyer për disfatën nga Parma duke thënë se është thuajse e pamundur që bardhezinjtë të kualifikohen në Europa League.
“Pos një mrekullie, ne jemi jashtë Evropës, megjithatë kjo nuk është vendosur në këtë ndeshje të vetme”.

“Sot (e diel) kemi shfrytëzuar lojtarë shumë të rinj, si (Manuel) Giandonato, ndërsa përgatitja për këtë ndeshje nuk ka qenë e lehtë”, ka thënë Del Neri për faqen zyrtare të klubit.

Juve gjendet në pozitën e shtatë, tre pikë prapa Romës kur ka mbetur edhe një ndeshje për t’u zhvilluar.
(telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment