Deklarata e PS: Vendimi i sotëm i Kolegjit, tërësisht i papranueshëm dhe i pabazuar në ligj

Partia Socialiste ka reaguar me anë të një deklarate ndaj vendimit të sotëm të Kolegjit Zgjedhor duke e konsideruar atë të pabazuar në ligj dhe tërësisht të papranueshëm. “Ky vendim flet qartë për vështirësinë e jashtëzakonshme të dhënies së drejtësisë në këtë vend dhe për pamundësinë e......trupit gjykues për të vendosur në bazë të ligjit e jo të rrethanave politike apo interesave vetjake të secilit gjykatës. Megjithatë, Partia Socialiste do të vazhdojë ta kërkojë të drejtën e saj në dyert e sistemit të drejtësisë, duke shpresuar, deri ne fund, se gjyqtarët do të zbatojnë Kushtetutën, Kodin Zgjedhor dhe ligjet në fuqi”, thuhet në reagimin e PS-së pas vendimit të sotëm të Kolegjit Zgjedhor.

PS u bëri thirrje “gjyqtarëve që të japin drejtësi, jashtë çdo ndikimi politik, dhe të mos harrojnë për asnjë çast se kjo çështje është një çështje që lidhet drejtpërdrejt me interesat kombëtare, me demokracinë e stabilitetin e vendit, me drejtësinë e drejtë, të pavarur e të pandikueshme për asnjë arsye politike apo ngushtësisht vetjake”.

(www.gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment