David Zuckerberg bëhet kasap

Marrëzia e fundit vjetore e David Zuckerberg, krijuesi i rrjetit social Fb, është më makabre se kurrë.


Sipas revistës “Fortune”, misioni që miliarderi 27-vjecar i ka vënë vetes për vitin 2011 është të hajë vetëm mishin e kafshëve të vrara me duart e tij.

Sipas “Fortune”, praktika në fjalë i është prezantuar 27-vjecarit nga kuzhinierja Jesse Cool, që e ka marrë në fermën e saj në Palo Alto, duke i dhënë mundësinë të vrasë dhi, derra dhe pula.

Vendimi në fjalë ka shkaktuar polemika në rrjetin e krijuar nga vetë Zuckerberg dhe është shumë ndryshe nga ai i vitit 2009, kur ai vendosi të mbante kravatë cdo ditë dhe të mësonte gjuhën kineze.
(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment