Dallas - Oklahoma 3:1

Dallas Mavericks arritën të shkrijnë epërsinë prej 15 pikësh të Oklahoma City Thunder, për të shënuar fitore 112:105 në kuadër të përballjes së katërt të serisë finale të Konferencës së Lindjes. Dallasi triumfoi në vazhdime, duke ngritur në 3:1 rezultatin e serisë së fitoreve ndaj Thunder. Dirk Noëitzki dhe Jason Kidd udhëhoqën këtë rikthim mahnitës të skuadrës së tyre. I pari përfundoi takimin me 40 pikë të shënuara, teksa Kidd shënoi një trepikësh, 40 sekonda pa përfunduar ndeshja për t’ua siguruar fitoren bashkëlojtarëve të tij. Në anën tjetër, basketbollisti më efikas në këtë humbje të Oklahomës, ishte Kevin Durant, i cili shënoi 29 pikë, teksa pati edhe 15 kërcime. Por, ishte pikërisht Durant ai që huqi një trepikësh në fillim të lojës shtesë, duke i dhuruar kështu mysafirëve epërsinë e parë qysh në aksionin e radhës. Në anën tjetër, Russell Westbrook shtoi 19 pikë për Thunder, teksa Serge Ibaka pati 18 pikë të shënuara.

(infosot.com)

No comments:

Post a Comment