Dafina 1000 euro për tri këngë të kënduara ‘playback’

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri vërtet e vlerëson veten shumë. Për të kënduar tri këngë bile atë ‘playback’ ajo kërkon 1000 euro, gjithnjë sipas gazetës Express. Dafina Zeqiri për një paraqitje të saj në pauzën e një ndeshjeje basketbollistike të Kupës së Kosovës, në mes të KB Prishtina dhe KB Peja, për tri këngë të kënduara ‘playback’ ka marrë 1000 euro.

Kjo shumë e transferuar te Dafina Zeqiri është parë gjatë dërgimit gabimisht të një e-maili të Federatës së Basketbollit të Kosovës te gazetarët, në vend që të dërgohej në destinacionin e vet raporton Express.

Por, në e-mail shihet se Duffy, edhe pse më së paku është djersitur, e ka pasur honorarin më të lartë në këtë ndeshje.
(vipat.info)

No comments:

Post a Comment