Ciljeta në ndjekje të lumturisë.


Do të kalojmë sot një ditë me bukuroshen bombastike të kopertinave shqiptare, me Çiljetën.


Stili i saj i jetës, guximi për të provokuar dhe shumë elementë të tjerë e bëjnë atë të jetë vazhdimisht në qendër të vëmendjes. Jo thjesht si një seks-simbol, por edhe përmes aktiviteteve të saj që variojnë që nga muzika, modelingu e deri tek politika.

E shohim në këtë periudhë disi me të shkëputur nga aktiviteti i saj i përditshëm normal, pasi si çdo njeri që provon aventura edhe ajo ka dëshirë të eksperimentojë me hobby kalimtare, si kërcimi, por megjithatë asgjë nuk e ka penguar Cilin që t’i kushtojë vëmendje të dashurit, i cili jeton në Londër, me anë të telefonatave apo mesazheve, kuptohet.

“Me Aleksandrin flas në telefon ose nëpërmjet internetit, por besoj se do të takohemi shpejt. Për pak javë mbase do të iki unë atje”, thotë Ciljeta për Pasdite në Top Channel.

Njohja e Ciljetës me Aleksandrin 29-vjeçar nuk ka lindur si pasojë e miqësive, punës apo romantikës, por e tillë: “Ka qenë dashuri me shikim të parë. Jemi njohur në bllok.”

Kjo është lidhja e dytë publike e Ciljetës, e cila pranon se ka rënë në dashuri ndërsa për martesën ajo thotë: “Nuk kemi vendosur për tu martuar sepse është ende shpejt. Kemi 9 muaj lidhje. Nuk flas dot me saktësi.”

Cili ka menduar me kohë, siç thotë ajo, që të largohet nga Shqipëria për të jetuar jashtë dhe duhet të pranojmë se lajmet që vijnë prej saj do tu mungojnë gazetave dhe rubrikave rozë, megjithatë ajo mendon një zgjidhje edhe për këtë.

“Do të largohem, por do të vij një herë në vit për të mbushur gazetat se nuk rri dot pa publikun shqiptar”, shprehet Ciljeta.

Ciljeta dha mendimin e saj edhe për fotot më të fundit provokuese: “Unë gjithmonë kam guxuar, por këtu në Shqipëri akoma njerëzve i bëjnë përshtypje fotot me rroba banjo. Jashtë nuk ekziston ky problem.”

E ndoshta më vonë, kur Çiljeta të mos jetë më një qytetare e Republikës së Shqipërisë por një tjetër eksport i yni kombëtar në botën e jashtme, mbase do të fillojnë që ta kuptojnë më mirë edhe atë dhe fotografitë e saj tronditëse.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment