Cili do e fitojë “VIP Shpija 2”?

Ky edicion i spektaklit “Vip Shpija” edhe pse nuk ka qenë shumë i ndjekur nga ajo që thuhet dhe shkruhet, të paktën ka qenë i përfolur për mënyrën e debatimit nga banorët të cilët kanë marrë pjesë dhe janë duke iu afruar finales, pasi ndryshe nga edicioni i kaluar, këtë vit nuk ka pasur debate aq të ashpra mes personazheve të njohura. Edicionin e kaluar e fituan Bertani dhe Stupcat, ndërsa këtë radhë cili do e fitojë? Shpesh janë përmendur emra favoritë, por kanë qenë vetëm konkludime bazuar në shkrimet që i kanë bërë mediat në Kosovë, në të cilat shkruhej se këngëtarja Rovena Stefa është një nga favoritet kryesore për të fituar spektaklin “VIP Shpija”. Në disa shkrime të tjera, thuhet se si fitues mund të dalë edhe reperi Mc Kresha, gjë që e kanë thënë edhe disa personazhe që kanë marrë pjesë brenda në spektakël, por duke e thënë këtë në kushte anonimati. “Kreshnik Fazliu (Mc Kresha) kishte një koncert në Norvegji po atë datë që doli nga spektakli. Ai, së bashku me organizatorët e spektaklit, kanë bërë një kontratë që Kresha me smirë t’i shajë njerëzit me maska, vetëm për të dalë. Në koncertin e tij, ai bëri që askush të mos kuptonte se ajo që bënte ishte vetëm lojë që kishin bërë bashkë me organizatorët. Kështu rrodhën gjërat, ai shkoi në atë datë në Norvegji, këndoi për “VIP shpija” për të mos u dalluar, e bëri që kinse të votojnë Kreshën për të hyrë përsëri”, theksojnë disa burime që janë të afërta me organizatorët. Por, përsëri dyshimet hidhen sa andej e sa këndej me emrin e fituesit, pasi thuhet se shumë nga publiku dëshirojnë që fituese të jetë aktorja kosovare, Elida Shasivari. Kjo për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike që kalon familja e saj, pasi Elida gjatë kohës së luftës në Kosovë ka humbur bashkëshortin dhe pas lufte ka kaluar një kohë tepër të vështirë, pa angazhime në fushën ku punon, duke pasur mungesë të madhe financiare. Asaj i është dashur të rrisë dy fëmijët e vegjël dhe të mbajë me bukën e gojës nënën dhe vjehrrën e saj.

Pas daljes së Bertinës, futet si mysafire modelja kroate, Kristina Lumbar

Pas largimit të Bertinës nga spektakli të premten e kaluar, ish-banorja e “Big Brother” nuk ka arritur të sigurojë vota të mjaftueshme të publikut kosovar për të qëndruar ende në spektaklin e ekraneve kosovare, përkundër dukjes së saj fantastike në spektaklin e së premtes. Pasi u largua ajo, në shtëpi është futur si mysafire speciale modelja e njohur kroate, Kristina Lumbar. Përveç Kristinës, i zoti i shtëpisë ka bërë të ditur se si mysafire speciale do të sjellë edhe një tjetër modele të njohur kroate, emri i së cilës po mbahet sekret.
(kosovarja.co)

No comments:

Post a Comment