Chuntis: Zgjedhjet i hodhën benzinë zjarrit

 
BE-ja duhet të mbajë një ftesë të hapur për Shqipërinë, por vendi duhet të bëjë shumë përparim, kështu deklaroi raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Nicolaos Chuntis.

“Ne duhet t’u themi partive se duhet të kenë dialog me njëri-tjetrin. Zgjedhjet lokale nuk e kaluan krizën ato i hodhën benzinë zjarrit”, tha eurodeputeti grek.

Ai tha se është e rëndësishme që procesi elektoral në Shqipëri të thjeshtohet, sepse rezultatet kontestohen gjithmonë.

Kjo situatë sipas tij mund të sjellë problem ekonomike. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment