Chelsea shkarkon Ancelottin.

Aventura e Carlo Ancelottit në Chelsea ka përfunduar. Klubi londinez ka vendosur ta shkarkojë trajnerin italian, menjëherë pas përfundimit të sezonit në Premierligë.

Trajneri italian gjatë dy viteve të kaluara në Chelsea, ka fituar një titull kampion dhe FA Cup, ndërkohë që sezonin e dytë e mbylli në vendin e dytë, 9 pikë larg Manchester United.

Sipas mediave angleze, një nga arsyet e shkarkimit të Ancelottit është se italiani për këta dy vjet nuk arriti të fitojë asnjë trofe në Ligën e Kampionëve. Ish trajneri i Milanit, ka mundësi që të emërohet trajner i Romës.

(gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment