Carla Bruni pret djalë!

Carla Bruni-Sarkozy pret të lindë një djalë. Një mik i afërt i Presidentit të Francës Nicolas Sarkozy ka konfirmuar këtë lajm vetëm pak ditë pasi babai i presidentit njoftoi se Carla është shtatzënë.


Jacques Seguela, personi i cili solli bashkë çiftin në një darkë në vitin 2007 zbuloi gjininë e fëmijës në një intervistë për një gazetë belge.

“Do të jetë djalë. Do të jetë fëmija i parë i çiftit ndërsa 43 vjeçarja Bruni ka edhe një djalë nëntë vjeç nga lidhja e mëparshme me Raphael Enthoven.

Sakaq, Nicolas Sarkozy ka dy djem (Pierre në moshën 25 vjeç dhe Jean në moshën 23 vjeç) nga martesa e tij e parë me Marie-Dominique Culioli me të cilën u divorcua në vitin 1996. Sarkozy ka edhe një djalë 13 vjeç nga martesa e dytë e tij me Cecilia Ciganer-Albeniz me të cilën u divorcua në vitin 2007.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment