Cana, fillojnë bisedimet Lazio-Gallatasaraj

 
“Kontaktet me Lazion për të ardhmen e Lorik Canës kanë nisur.”

Kështu është shprehur Cenk Ergun, drejtori i përgjithshëm i Gallatasarajit, klubit turk ku militon mesfushori i përfaqësueses shqiptare.

“Javën e ardhshme do të vendoset mbi të ardhmen e Canës”, shtoi Ergun.

“Para pak ditësh u zgjodh presidenti i ri i Gallatasarajit prandaj vendosëm që të shtynim gjithçka për të hënën ose të martën e ardhshme. Javën tjetër do të takohëmi me Canën dhe do t’i prezantojmë ofertat që kanë ardhur për të”, përfundoi drejtori i përgjithshmë i Gallatasarajit duke parashikuar një të ardhme në Serinë A për Lorik Canën.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment