Ç’aktivizohet bomba para vizitës së Erdoganit në Anadoll.

Policia turke njoftoi se ka ç’ aktivizuar një bombë në jugperëndim të Anadollit, një ditë para vizitës së kryeminitrit Rexhep Tajip Erdogan.
Sipas burimeve të policisë bomba përmbante 36 kilogram eksploziv dhe aktivizohej me telekomandë. Bomba u gjend në një urë midis zonave Nuzaibin dhe Çizre në komunën Sirnak, në kufi me Irakun.

Vizita e Kryeminitri turk do të zhvillohet normalisht dhe pritet të mbajë fjalimin e tij në kuadër të fushatës së tij elektorale.Kujtojmë se në fillim të Majit, PKK mori përgjegjësinë për sulmin mbi konvojin e partisë në pushtet(AKP).

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment