Buzëkuqi i shndritshëm, i portokalltë dhe rozë.

Shmangni aplikimin e këtyre ngjyrave, nëse i keni buzët të plasaritura ose ato luspohen, sepse vendosja e buzëkuqit në buzë të thata dhe të pamjekuara mund të jetë një katastrofë.

Jo vetëm nuk do të duken mirë, por edhe më keq - do të duken neveritëse. Për këtë arsye, para vënies së buzëkuqit, është me rëndësi që të bëni një “piling” të lehtë të buzëve, si edhe të kujdeseni që të kenë lagështi të mjaftueshme përbrenda.

Ekspertët e makijazhit, po ashtu, rekomandojnë që para vënies së buzëkuqit, në buzë të vendosni pudër si bazë. Kjo do të mundësojë që karmini të jetë më i qëndrueshëm, pa njolla dhe pa pjesë jo të rrafshëta.






(telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment