Bushati: Kolegji të vendosë drejtësi

 
Kolegji Zgjedhor , të vendosë drejtësi ndaj vendimeve që mori KQZ për zgjedhjet vendore të 8 Majit. Në një konferencë për shtyp deputeti i PS-së. Ditmir Bushati, në një konferencë për shtyp, tha se kolegji duhet të udhëhiqet nga ligji dhe të mos dorëzohet nga presionet e pushtetit.

“Manipulimi në tavolinë i rezultatit për Tiranën nuk është fundi i procesit. Ne bashkohemi me apelin e komunitetit ndërkombëtar që Kolegji Zgjedhor me punën e tij ka detyrim para shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve të vendosë drejtësi aty ku KQZ-ja shkeli vullnetin e popullit dhe thirrjet e ndërkombëtarëve. Kolegji zgjedhor ka përgjegjësi historike për ti kthyer sovranit dinjitetin dhe Shqipërisë perspektivën europiane” theksoi Bushati.

“Anullimi i vizitës nga ana e Presidentit të Komisionit Europian Barroso, qendrimet e qarta të BE-së të shprehura nga Baronesha Ashton dhe Komisioneri për Zgjerimin Fule, tregojnë se Shqiperia në vjeshtë do të humbë një tjetër shans për të marrë statusin e vendit kandidat për në BE, në rast se paligjshmëria që dominon procesin zgjedhor nuk ndalet nga një vendimmarje në përputhje me kuadrin ligjor ekzistues dhe gjetjet e raportit të ODIHR-it”. shtoi ai.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment