Bullgari, dorëhiqet min. i Transporteve Alexander Cvetkov

 
Ministri bullgar i Transporteve, Alexander Tsvetkov, 43 vjeç, paraqiti sot dorëheqjen gjatë një mbledhje të këshillit të ministrave të kabinetit qeveritar, që u kryesua nga kryeministri Bojko Borisov, njoftoi vetë kryeministri në përfundim të takimit me ministrat e kabinetit.

Dorëheqja është motivuar ''për arsye personale''. Bëhet fjalë për të pestin ministër që jep dorëheqjen pas formimit të qeverisë së djathtë të Borisov, më 27 korrik të vitit 2009.

Vetë Borisov deklaroi se po sot do t'i propozojë parlamentit të emërojë ministër Transportesh Ivailo Moshkovskin, zëvendësi aktual i Cvetkov.
(BalkanWeb.com)


No comments:

Post a Comment