Britney të performojë në Billboard Awards

 
Britney Spears dhe Nicki Minaj do të fillojnë turneun e tyre veror më 17 qershor, ndërsa duket se një pjesë të asaj që do të shohim prej tyre gjatë verës do të mund ta shijojmë të dielën në Billboard Awards.

Burimet i kanë konfirmuar revistës US se Britney do të ngjitet në skenë jo vetëm një herë, por dy herë në ndarjen e çmimeve për më të mirët e vitit nëpër top lista.

Së Pari, ajo do ta këndojë këngën “S&M” me Rihannan si pjesë hapëse, ndërsa më pas do ta këndojë remixin e këngës “Till The World Ends” me Nicki Minaj.

“Njerëzit definitivisht do të flasin për këtë të hënën”, theksoi burimi. 


(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment