Braziliani Diego drejt Liverpulit

E ardhmja e mesfushorit brazilian mund të jetë në Angli. Sipas të përditshmes sportive franceze, “Equipe”, 26-vjeçari ka pasur kontakte me drejtuesit e ekipit të Liverpulit. Diego ka prishur marrëdhëniet me ekipin e Volfsburgut, pasi nuk pranoi që të ishte i pranishëm në ndeshjen e rëndësishme kundër Hofenaim, për shkak se trajneri Feliks Magat kishte vendosur që ta linte në stol. Për këtë arsye, drejtuesit e Volfsburg kanë vendosur që ai mos të jetë më pjesë e ekipit. Vlera e kartonit të tij mendohet të jetë 10 milionë euro. Diego u ble një sezon më parë nga Juventusi për 15 milionë euro.

No comments:

Post a Comment