Drejtuesit i Ministrisë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic ka thënë se gjatë dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit duhet të bisedohet edhe rreth statusit të Kosovës, që të ketë “sa më shumë mendime të ndryshme” rreth kësaj çështjeje, bëjnë me dije mediat kosovare
“Ne përgjigjemi në të gjitha tezat që dalin dhe sa më shumë mendime të ndryshme që ka, aq më mirë. Askush nuk duhet të gjykohet në bazë të deklarimeve se Kosova duhet të ndahet apo nëse duhet ruajtur e tërë krahina në kuadër të Serbisë”, deklaroi Bogdanovic.
Ai ka vlerësuar se ideja e ndarjes ekziston për më shumë se një shekull. Bogdanovic ka thënë se çështja e statusit është e nevojshme pasi për këtë arsye të gjitha problemet, energjia elektrike, telekomunikimi, liria e lëvizjes, me të cilat përballen edhe serbët edhe shqiptarët, janë të rënduara nga çështja e statusit.
“Ne kemi edhe strategji edhe platformë, e ruajmë Kushtetutën dhe rezolutën e Kuvendit për Kosovën, pasi për ne këto janë obligative”, ka thënë Bogdanovic.
(BalkanWeb.com)

No comments:
Post a Comment