Bogdani: Rama gënjen mbi deklaratat e ndërkombëtarëve

TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar ndaj deklaratave të kreut socialist Edi Rama duke e akuzuar atë se po gënjen mbi deklaratat e ndërkombëtarëve.
Sipas deputetit të Partisë Demokratike Gerti Bogdani ka theksuar se partnerët ndërkombëtar kanë vlerësuar procesin zgjedhor dhe postzgjedhor në vend dhe nuk kanë deklaruar kurrë që votat të mos numërohen.

‘Ai mendon se mund të falenderojë komunitetin ndërkombëtar dhe në të njëjtën kohe të gënjejë mbi deklaratat e tyre pa e vënë re askush.Partnerët ndërkombëtarët nuk kane thënë për asnjë moment se fletët e gjetura jo në kutinë e duhur nuk duhet të numërohen si dhe kanë qënë shumë të qartë në deklaratat e tyre se nuk ka patur asnjë formë manipulimi të votës. Në të vërtet, dje Ndihmës Zëvëndës Sekretari i Shtetit Amerikan, Tomas Kantrimen, qartësisht deklaroi se këto janë zgjedhjet më të mira të organizuara ndonjëherë në vendin tone.I tërë komuniteti ndërkombëtar, ka thënë vazhdimisht të njejtën gjë, gjatë gjithë këtij proçesi. Proçesi normal ligjor, i cili qëndron në themel të çdo shteti demokratik duhet të vazhdojë dhe të gjitha palët duhet të respektojë vendimin e dale në përfundim të tij’,- deklaroi Bogadani.

Deputeti i PD tha se lideri socialist nuk e pranon do faktin se koalicioni ‘Aleanca për Qytetarin’ ka fituar në sajë të mbështetjes së 140,000 votues më shumë se koalicioni i majtë, ndaj për këtë arsye ai nuk do që të ndjekë një proces ligjor.

Ai mendon se koalicioni i drejtuar nga partia e tij fitoi zgjedhjet lokale, në një kohe kur 140,000 votues më shumë mbështetën koalicionin e Partisë Demokratike.Edi Rama kërkon te erresoje procesin, sepse ai e di qe procesi ka qene i lire, i drejte dhe transparent dhe ai i trembet vendimit te dale nepermjet nje procesi demokratik. Ai nuk deshiron qe cdo vote te numërohet’, nënvizoi deputeti i PD.

Ndërkohë Bogadani ka ripërsëritur edhe një herë vendosmërinë e PD që cdo votë të numërohet ndërkohë që do presë në qetësi rezultatin.
“Ne kërkojmë që çdo votë të numërohet. Ne kërkojmë që demokracia te respektoje zërin e çdo qytetari si kusht themelor i funksionimit të një shteti demokratik dhe ligjor. Ne e respektojmë proçesin ligjor dhe kërkojmë që ky proces të vazhdojë si dhe do presim ne qetesi per te pranuar cdo rezultat te dale prej tij’,- përfundoi deklaratën deputeti demokrat Gerti Bogadani.

(www.balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment