Bogdani: Gjuha e dhunës nga Rama, vetëm për të ndaluar numërimin.

Deputeti demokrat Gerti Bogdani nëpërmjet një deklarate nga selia blu theksoi se kryesocialisti Edi Rama është i frikësuar nga rezultati përfundimtar.

Sipas tij, Rama pikërisht prej kësaj frike po përpiqet të vjedhë votat e panumëruara

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duke vepruar si KZAZ e Tiranës po numëron vota të panumëruara, votat po shqyrtohen në mënyrë të hapur dhe transparente para kamerave dhe nën sytë e qytetarëve, pasi numërimi i tyre po bëhet drejtpërdrejt. Rama nuk do të dëgjohen zërat e qytetarëve, se për çfarë arsye tjetër do bllokonte rrugët në Shqipëri dhe do bllokonte KQZ, dhe numërimin e votave në KZAZ 49 në njësinë nr. 5, vetëm për të ndaluar numërimin e votave”, deklaroi Bogdani.

Më tej deputeti demokrat theksoi se Rama po përdor gjuhë kërcënuese dhe të dhunës, vetëm për të ndaluar numërimin e votave, sepse tha ai, Edi Rama nuk dëshiron që çdo votë të numërohet.

(noa.al)

No comments:

Post a Comment