Bllokohet disa orë numërimi në Nj.nr 5 Vëzhguesja: Neglizhencë

Bllokohet disa orë numërimi në Nj.nr 5 Vëzhguesja: NeglizhencëTIRANË-Procesi i numërimit nuk po vazhdoi prej disa orësh në njësinë bashkike numër 5 të Bashkinë e Tiranës.


Prej orës 03:00 të mëngjesit të sotëm u ndërpre numërimi për shkak të lodhjes, dhe pritej që procesi të niste rreth orës 09:00. Por ndërsa ora kaloi, komisionerët e djathtë nuk u ulën në tryezat e numërimit, ndërsa nga ata të majtë, kanë mbërritur vetëm disa prej tyre.

Përfaqësuesja e vëzhguesve vendorë në këtë njësi, Gerta Meta u shpreh për TVNews24 se kjo njësi ka një problematikë të vecantë dhe për këtë faji bie direkt mbi dy forcat politike kryesore që garojnë në këtë njësi.

“Ka një zvarritje të menduar. Në fillim u fol se 2 prej komisionerëve do zëvëndësoheshin për shkak se ishin të sëmurë. Më pas ora kaloi dhe nëpër tryeza nuk ka nisur numërimi. Dikush ikën, dikush vjen porn ë asnjë rast numërimi nuk po nis. Mënyra sesi po tejzgjatet procesi i numërimit nuk është aspak e duhur, komisionerët kanë përgjegjësi morale dhe ligjore përpara qytetarëve që duna të dinë se ku ka përfunduar vota e tyre dhe që presin më padurim të mësojnë rezultatin e këtyre zgjedhjeve”, u shpreh Gerta Meta.

Partia Socialiste akuzoi pak minuta me pare Partinë Demokratike se ka bllokuar numërimin në njësinë nr 5, ku kandidati i PS-së Edi Rama kryeson ndaj rivalit të tij Basha. Në një dalje për shtyp të orës 10. 10 minuta, nga selia rozë, deputeti socialist Erion Brace tha se numëruesit PD e LSI janë tërhequr nga KZAZ duke bllokuar numërimin e votave në këtë njësi.

Ne oren 10.45 minuta ka rinisur numerimi ne Njesine bashkiake nr 5. Numerimi nisi pak minuta pas nje deklarate me ton te larte nga Erion Brace, i cili u beri thirrje qytetareve ti drejtohen KZAZ per te zhbllokuar numerimin.
(BalkanWeb.com)

No comments:

Post a Comment