Bing integrohet me Facebook

Microsoft ka paralajmëruar se makina e saj e kërkimit në internet, Bing, do të integrohet me rrjetin më të madh social në botë, Facebook.


Më saktë, në rezultatet e kërkimit dhe algoritmet tjera të kërkimit në Bing, tani e tutje do të shfaqen edhe postimet dhe rezultatet nga Facebook, dhe kjo përfundimisht do ta ndryshojë mënyrën se si ky motor i kërkimit shfaq përgjigjet ndaj kërkimeve të bëra nga përdoruesit.

Pas bashkëpunimit me Facebook, Bing Search do të shfaq tani rezultate të personalizuara nga miqtë tuaj, lajmet, dhe gjërat tjera me interes për përdoruesin e internetit.

Për më shumë, gjatë kërkimit në Bing, tani do të shfaqen edhe fytyrat apo profilet e njerëzve, anëtarë të Facebook.com.

(telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment