Bin Laden shtetas i Bosnjës?

Ish-kreu i rrjetit terrorist “Al Qaeda”, Osama Bin Laden, në vitin 1993 është pajisur me shtetësi të Bosnjë-Hercegovinës.

Kjo bëhet e ditur nga media austriake, të cilat kanë shkruar se Bin Laden ka marrë shtetësinë boshnjake në ambasadën e Bosnjë-Hercegovinës në Vjenë. Në këtë periudhë, ndaj tij nuk ka pasur ndonjë ndjekje apo fletë-arrest ndërkombëtar dhe se ai ka arritur që të pajiset edhe me pasaportën boshnjake.

Ministria e Jashtme e BH-së ka hedhur poshtë pretendimet e medieve austriake, duke i cilësuar si të pavërteta.

“ Unë nuk kam njohuri për këtë dhe mendoj se bëhet fjalë për spekulime të ndryshme, që kanë për qëllim që të tregojnë BH-në si një çerdhe të muxhahedinëve dhe të tjerëve”, deklaroi ministri i Jashtëm boshnjak, Sven Alkalaj.
(www.gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment