Betejë ekranesh, Galaxy S2 vs iPhone 4

Ekrani i një telefoni të mençur është një nga gjërat kryesore që konsumatorët konsiderojnë, kështu që prodhuesit vazhdimisht po përpiqen për të dalë me përmirësime.
Galaxy S2 dhe iPhone 4 janë dy nga paisjet të cilat po konkurrojnë ashpër ndaj njëri tjetrit.

Madhësia e ekranit të iPhone 4 është 3.5 inç dhe përfshin një nga ekranet më të mira IPS dhe gjithashtu një rol të rëndësishëm luan edhe shfaqja e "tiparit" Retinë. Paisja e Apple ofron 50 për qind më shumë PPI(pixel për inç) se Galaxy S2.

Galaxy S2 ka ekranin Super AMOLED Plus, 4.3 inç, i cili krijon një kontrast të mahnitshëm në ngjyra, duke ofruar ngjyra të gjalla dhe hije të thella të zeza.

Nga ana tjetër, ndonëse iPhone 4 përfshin një nga ekranet më të mirë IPS, nuk mund të të krahasohet me eksperiencën AMOLED.

Përsa i përket mprehtësisë, këtu është vendi ku iPhone 4 ka rezultate më të mira falë ekranit Retinë.

Galaxy S2 ka një madhësi ekrani të mahnitshme dhe Super AMOLED Plus-in, por iPhone 4 arrin pothuajse të barazojë nivelet falë ekranit të tij Retinë.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment