Berisha: Numërim çdo vote. Rezultatin e jep KQZ.

TIRANË-Kreu i qeverisë, Sali Berisha ka vlerësuar shumë shqetësuese situatën e krijuar para KQZ-së, duke akuzuar liderin socialist Edi Rama se po tenton të paralizojë punën dhe vendimarrjen e KQZ.
Ai ka garantuar se votat e shqiptareve nuk jane jetime dhe ato do te numerohen.

“Në dhunim të ligjin po bëhen përpjekje për të paralizuar punën e kQZ, vendimarrjen e tij me rrugë të papajtueshme me rendin demokratik. Në situatën aktuale do sqaroj qytetarët se kjo maxhorancë nuk ka kundërshtuar deri sot asnjë rezultat. Rama kërkon me cdo kusht që rezultati paraprak të mbetet përfundimtar dhe të dalë jashtë procedurave normale të vlerësimit”- tha Berisha, gjate fjales ne mbledhjen e qeverise, dedikuar posacerisht situates pasgjedhore.

Sipas tij, asnjë seli partie nuk mund të shpallë rezultat përfundimtar, pasi vendi ka sistem të konsoliduar të sistemit të ankesave.

“KQZ ka detyrimin ligjor të përcaktojë të gjithë dokumentacionin, të zyrtarizojë ai tabelën përfundimtare për Tiranën. Probemi qëndron në votat e panumëruar që janë hedhur në kuti të ndryshme, ato vota meritojnë numërim. Ligji ynë detyron numëruesit të numërojë cdo votë”- tha ai.

(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment