Berisha: Nëse Rama sulmon KQZ-në, gabimi më fatal i jetës së tij

Opozita pretendon se po i merrni fitoren në tavolinë...

Nuk po bëjmë asgjë tjetër, veccse po kërkojmë të numërohet çdo votë e panumëruar.

Pse tani?
Sepse këto janë vota të cilat nuk janë pasqyruar kurrkund......Nuk ka as edhe tendencën më të vogël për të ndryshuar këtë apo atë rezultat, por një gjë është themelore. Të numërohet çdo votë... Nuk mund të shpallet kurrë një rezultat pa i numëruar të gjitha votat

Nëse Basha del fitues, do të festoni?

Unë do ta këshilloja Bashën që festën ta bëjë pasi të shpallet rezultati përfundimtar, domethënë pas shqyrtimit nga Kolegji Zgjedhor.

Komenti juaj për zgjedhjet...

...Këto kanë qenë zgjedhje të standardeve më të mira. Ky është standard i paprecedent. Ky është standardi më i lartë.

Si do të shprehen ndërkombëtarët?

Ata kanë shprehjen e tyre... Është hera e parë që numërohen dhe vlerësohen para televizorit. Standardet po konsolidohen. Ky komision (KQZ) po vendos një standard të ri, pikërisht atë që po autorizohet nga ky ligj.

Ky vendim ka provokuar tension. A keni frikë për atë që do të ndodhë nesër?

Unë personalisht mbetem shumë i vendosur të respektoj me rigorozitetin më të madh të drejtat e opozitës. Opozita ka protestuar, do të protestojë sa herë të dojë për çdo gjë që të dojë. Eshtë në të drejtën e saj sovrane, sikundër dhuna do të përballet me ligjin në mënyrën më të vendosur. Ideja për të paralizuar këtë komision, ideja që rezultati paraprak të shpallet përfundimtar, duke paralizuar komisionin...

Eshtë tentativë për të mbrojtur votën e lirë?

Për të fshehur votën në kuti. Ato dy zonja dhe këta 5 burra po paraqesin në TV çdo votë të hedhur në kutinë tjetër. Por kjo nuk i intereson Ramës, i cili në mënyrë të përsëritur ka shpallur veten fitimtar...Fitimtar me 10 vota para dhe 300 vota të kontestuara, gënjen veten

Si e shihni thirrjen e Ramës ndaj Presidentit Bamir Topi, Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama, dhe ndërkombëtarëve?

Rama u tha shqiptarëve se këto zgjedhje në ekran ishin shumë të mira, por në realitet ishin më të këqijat që mund të bëheshin. Pastaj harroi këtë dhe filloi të paraqesë fitimtarët e tij. Bëri dalje pas dalje, por nuk dilte dot vetë. Dhe sa doli rezultati me 10 vota vrapoi dhe ofroi skemën.

Ccfarë skeme?

Ofroi bashkëpunimin, përndryshe rrokullisja. Pushteti në tavolinë do të ishte gabimi më fatal që mund të bënim. Së pari 800 e sa mije qytetarë të Shqipërisë që votuan në këtë zgjedhje këtë koalicion që udhëhoqa më shumë se çdo herë tjetër këto 15 vitet e fundit. Unë të thashë që ky është fillim i ri. Por ky ishte fillimi më i madh i ri. Ky ishte fillimi më i madh i ri që nga ‘92. Imagjino gjashtë vjet që qeveris dhe kuotohet më shumë se viti 2009...

A po rrëshqet vendi drejt një konflikti politik. Çdo të ndodhë për të mos lejuar deformimin e votës, në rast se përfaqësuesit e opozitës do të bllokojnë akset, do të mblidhen dhe do të tentojnë të vendosin drejtësi të votës. Ju keni përgjegjësi për vendin?

Kanë çdo të drejtë për të protestuar në të gjitha format që e konsiderojnë të përshtatshme.

Çdo të ndodhë nëse do të ketë përplasje?

Do të respektohet në mënyrën absolute e drejta e tyre e protestës. Por nga ana tjetër, ligji përcakton institucionet themel të këtij shteti. Pra kanë të njëjtin garanci ligjore. Ato janë të pacenueshme. Në rast se Rama mendon se duke djegur fletët e votimit... ai do të jetë gabimi më fatal i jetës së tij. Kurrë ndonjëherë, ajo nuk mund të ndodhë. Nëse njerëzit i nxit z.Rama për mandatin e tij, të sulmojnë për të djegur fletët e votimit në mënyrë absolute, do të veprojë ligji me të gjithë forcën dhe atributin e tij. Në këtë periudhë, KQZ është institucioni më i rëndësishëm i këtij vendi. Nëse ndokush mendon t’i cenojë ata, bën gabimin më të rëndë. E tërë qeveria dhe shteti është në mbrojtje të tij.

Ka njerëz të irrituar që mund të tentojnë...

Sigurisht që njerëzve u është bërë thirrje... janë probleme të tyre. Institucionet janë të pacenueshme

A po shkon vendi në humnerë?

Jo përkundrazi. Ky shtet ka një shtet ligjor. Shteti ligjor do të funksionojë. Ai shtet që i garanton opozitës protesta, ai shtet ligjor i garanton institucionet. Të mos pranojnë të keqpërdoren për qëllime të mbrapshta...

Pse nuk uleni me Ramën?

Zgjidhja është ligjore...

Keni frikë për atë që mund të ndodhë?

Nuk hyj në asnjë lloj impresioni në mënyrë absolute. Unë i qëndroj zbatimit të ligjit, por në rast se ndokush mendon skenare të tjera, e merr ai përgjegjësinë. Nuk mund të jetë kurrë qeveria përgjegjësia për veprimet e opozitës. Qeveria ka detyrë të bëjë transparencën, pastaj problemin e Ramës me votën, as nuk e kam zgjidhur, as nuk marr përsipër ta zgjidh sepse deri tani njeh votën në favor të tij.

Por ai mbron votën e mbështetësve të tij?

Të numërohet. Por ai thotë të mos numërohet... Tirana është KZAZ. Të mbarojë punën dhe pastaj të shpallet.

Në rast se Kolegji Zgjedhor e kthen vendimin e KQZ-së, ju do ta pranoni?

Kam theksuar ,shteti ligjor është shteti ligjor. Absolutisht do ta pranoj.

Si e komentoni hedhjen e votës së Presidentit të Republikës, Bamir Topi, në kutinë e gabuar për kryetarin e Bashkisë?

Emocionet njerëzore janë. Nga emocionet nuk privohet as Presidenti. Aty punë emotiviteti është. Momenti i votimit është moment solemn. Votimi është e drejta themelore e njeriut. Të themi se është e pavlefshme edhe vota e Presidentit? Ky rast ilustron gjithçka. Fakti që ngatërron edhe Topi, gabimi njerëzor është. Ligji nuk e ka quajtur të pavlefshme sepse ka marrë parasysh mundësinë e gabimit njerëzor.

Pse nuk e përshëndeti zoti Basha fitoren paraprake të zotit Rama?

Qëndrimi i tij është në respekt të plotë të qytetarit, të motos së fushatës së tij dhe bindjeve më të thella. Çfarë kërkoi? As nuk shpalli e as nuk tha gjë tjetër veçse të numërohet çdo votë. Qëllimi i tij është respekti i plotë dhe total i shtetit ligjor. Pra, të numërohet çdo votë dhe të ndiqet procesi siç po zhvillohet.

Duket sikur është i tërhequr...

Sigurisht, sepse po pret me maturi dhe durim numërimin e çdo vote. Nëse e keni dëgjuar, ajo çka thotë është se dua që zëri i qytetarit të dëgjohet dhe çdo votë të numërohet. A doli gjë ai sot apo dje që doli përpara në vota? Mund të dilte nëse do kishte pasione të pakontrolluara si kundërshtari i tij. Ai po kërkon të numërohet çdo votë. Zoti Basha po ruan kontratën e tij me qytetarin e Tiranës për të numëruar çdo votë. Po i qëndron besnik atij parimi themelor se vota është e drejta themelore e demokratike e qytetarëve. Ka dy ditë që është në avantazh, por nuk flet për avantazhin e tij.

Një deputet i PS-së tha se fushatën Basha e bëri si sozi tani po e bën Berisha direkt garën...

Imagjinoni kur do nxjerr unë kalin në betejë se çdo pësojnë ata. Ata jetojnë me mitet. Unë jam njeri i thjeshtë, ndërsa ata punojnë për mitin tim. E quajtën zotin Basha dy muaj rresht sozi. Të kam thënë se ky qëndrim është frikë ekstreme që zoti Rama ka ndaj zotit Basha. E thotë rezultati këtë. E pyesnin gazetarët për zotin Basha dhe thoshte nuk ekziston fare. Nuk e kam, por po ta kisha kalin do ta nxirrja në betejë.

A e pranoni humbjen e qyteteve kryesore të vendit?

Për kreun e PD-së objektivi i parë ishte vota popullore. Në këtë studio, një ditë përpara mbylljes së fushatës kam deklaruar se do pranoj humbjen, nëse zoti Rama me votë popullore del një votë më shumë se koalicioni ynë.

Por PS në rang vendi është përpara PD-së si parti?

Kryetari i partisë garon në nivel kombëtar. Pra votat mbi simbolin e partisë sime. Në rrafshin politik është tjetër. Unë në këto zgjedhje kam fituar me një koalicion me të cilin kam ndarë. Koalicioni i PD ka marrë në territorin e vendit 1/3 e bashkive dhe komunave të të gjitha kategorive. Kam qenë dhe mbetem thelbësor për koalicionet dhe jam i gëzuar për sukseset e tyre. Në këtë koalicion është partia e tretë më e madhe e vendit dhe e katërta më e madhe e vendit. Dolëm nga gara si koalicioni më i kuotuar që nga viti 1992.

Nuk morët asnjë qytet të madh përveç Shkodrës ama...

Kemi marrë Tiranën.

Ju thatë që ende s’e keni marrë....

Kemi marrë 7 minibashkitë. PD ka humbur në disa zona dhe unë jam dakord.

A keni përgjegjësi për këto humbje? A ka patur probleme koalicioni?

Koalicioni ka funksionuar. 17% vota më shumë se koalicioni tjetër është dëshmi e funksionimit pothuajse të përkryer të këtij koalicioni. Humbjet janë reale, por ato nuk bëhen në tavolina dhe janë komplekse.

I prisnit?

Diku po e diku jo. Por ato janë komplekse dhe shkaqet janë komplekse. Nuk duhet që ky problem të shkojë në sensin e një gjuetie shtrigash në raste të caktuara. Analiza do jetë në sensin e përgjegjësive. Në këto humbje ka përgjegjësi të kreut të PD-së.

Ju keni përgjegjësi?

Pa diskutim që kam.

Votë pakënaqësie ndaj jush apo përzgjedhja e kandidatëve?

Ka përgjegjësi kryetari i PD, i ngarkuari i kryetarit dhe partisë për rrethin, ka përgjegjësi dega e partisë dhe kandidati. Ne jemi parti që marrin përgjegjësi. Të them që përgjegjësia është vetëm e kandidatit, nuk e them dot. Secili ka një pjesë të përgjegjësisë. Më e vështirë është arritja e fitores, ndërsa humbja është e thjeshtë të analizohet.

E shihni humbjen si përgjegjësi juaja si kryetar apo si Kryeministër?

Nuk kam konceptin se humbja erdhi nga kandidatët e gabuar, por është komplekse. Nuk merrem tani me të.

Janë disa humbje si Kavaja, Laçi, Durrësi etj?

Nuk bëhet analiza këtu, por do të bëhet dhe do të jetë me përgjegjësira. Nuk mund të them se humbja në një qytet vjen nga kandidati, pasi është komplekse. Të përfundojë procesi pastaj të vazhdojmë me analizën. E vërteta është se një qeveri pas 6 vitesh të arrijë një rezultat rekord si ky, kjo është mirënjohja më e thellë dhe për mua është përgjegjësia më e madhe. Çfarë është kjo fitore ku koalicioni ynë votohet 17% më shumë? Normalisht zgjedhësit votë ndëshkuese kanë ndaj qeverisë dhe jo ndaj opozitës. Kur ka keqqeverisje, gjëja e parë është që zgjedhësit e ndëshkojnë. Në këtë rast vota është vlerësuese. Vlerësimi më maksimal që mund t’i bëhej suksesit dhe arritjes së reformave që kërkojnë vazhdim. Pse pas 6 vitesh shqiptarët votojnë koalicionin e kësaj qeverie më shumë se 5 vite më parë? Pasi rezultatet kanë lëshuar shtat e po ndihen në mbarë vendin.

Nga Shëngjini në Sarandë opozita u ka marrë detin e nuk keni dalje?

Unë them votë politike atje ku është flamuri. Kjo është strikte votë për partitë. Këto janë transformime të mëdha në infrastrukturë, rritje rrogash e pensionesh si asnjëherë.

Ka zëra që thonë se do tërhiqeni në vitin 2013. Ndoshta edhe duke i lënë vendin zotit Basha. Është e vërtetë?

Tani, mbaj shënim. Koalicioni me LSI-në vazhdon deri në 2023. E vërteta është se e kam deklaruar që mua nga politika më shmang vetëm sovrani dhe verdikti i shqiptarëve. Humbja pra.

A do ta riformatoni qeverinë në raport me 8 Majin apo thjesht ndryshime?

Tani siç e dini, kam dy vende të paplotësuara. Sapo të përfundojë ky proces do përqendrohem te problemi i qeverisë.

Si e konsideroni anulimin e vizitës së zotit Barroso në Tiranë?

Jam pyetur dhe nuk kam qenë ai që të them të vijë. Mendimi më është marrë, por nuk kam thënë dot po sepse kur i thua tjetrit mirësevjen, duhet ta kesh shtëpinë në rregull. Nuk e kishim shtëpinë në rregull me deputetë që kacavirren mbi hekura. E quaj vendimin e tij absolutisht të duhur.

A iku shansi i Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat?

Shqipëria duhet t’i meritojë të gjitha hapat në procesin e integrimit. Aktualisht duhet të zgjidhë problemet. Përgjegjësia ime do të ishte serioze, nëse nuk do t’i ofroja zotit Rama respektin si opozitë dhe shtet ligjor. Nëse ju doni që unë të zgjidh problemin që ai ka me votën e shqiptarëve, nuk e bëj dot unë, por ata.

Nëse do t’i kishit lënë fitoren e Tiranës, çdo gjë do ishte e qetë...

S’më ka pëlqyer dalja, kur tha se votuesit votuan për të bashkëpunuar, por vuri kusht rezultatin se ndryshe do ketë rrokullisje. I them se varianti më i keq në politikën shqiptare do ishte nëse bashkia do zgjidhej në tavolinë.

Mund të ishte ndarje pushteti?

Të gjithë socialistët do kishin të drejtë të thoshin se e kemi të skllavëruar kryetarin nga Kryeministri. Do ishte kazmë në themelet e pluralizmit. Ai është sovran dhe merr vendime sovrane.

(www.mapo.al)

No comments:

Post a Comment