Berisha: “Do të pranoj rezultatin sapo të shpallet nga KQZ”

Kryeministri Sali Berisha, doli para medias në një konferencë shtypi lidhur me deklaratën e vëzhguesve të ODIHR për zgjedhjet.
Kryeministri tha se përshëndet deklaratën e vëzhguesve të OSBE-ODIHR.

“Vlerësoj deklaratën e ODIHR, proçesi të përfundojë me transparencë, njekohësisht vlerësoj punën e numëruesve si dhe të përfaqësuesve të medias që kanë raportuar vetëm të vërtetën”, tha Berisha.

Ai theksoi se është me rëndësi që numërimi të mbyllet sa më shpejt dhe procesi të përfundojë sipas standardeve.

Konkretisht kryeministri u shpreh: “Është me rëndësi finalizimi i numërimeve, do të respektoj vendimin e popullit, unë pres rezultatin e KQZ dhe do ta pranoj atë sapo të shpallet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment