Bendtner braktis Arsenalin.

Babai i Nicklas Bendtnerin, i cili është edhe menaxher i tij, ka bërë të ditur se biri i tij ka njoftuar Arsenalin se dëshiron të largohet nga klubi.
Sulmuesi danez ka humbur vendin e tij në formacionin bazë këtë sezon dhe është i gatshëm të vlerësojë ofertat, derisa spekulohet se kërkohet nga Bayern Munich.

“Nicklas është 100 për qind i hapur për të ndërruar klubin. Ai ka marrë këtë vendim dhe për këtë ka njoftuar Arsenalin. Ai ka nevojë të luajë rregullisht dhe fatkeqësisht duhet të largohet”, tha Thomas Bendtner për Daily Mirror.

(gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment