BE, sanksione ndaj presidentit sirian dhe zyrtarëve të lartë

Ministrat e Jashtëm të BE-së kanë rënë dakort për herë të parë për vendosjen e sanksioneve ndaj presidentit sirian Bashar al Assad.Në takimin e mbajtur në Bruksel, ata renditin emrin e tij në listën e 9 zyrtarëve të tjerë të lartë të cilëve u ndalohet udhëtimi dhe që do t’u ngrijnë asetet.

Nëpërmjet këtyre sanksioneve synohet ndalimi i reagimeve të dhunshme ndaj protestave të qytetarëve.

Deri tani Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj vëllait të presidentit dhe disa të afërmve të tij.

Shkas për këtë u bë përshkallëzimi i dhunës fundjavën e kaluar. Ditën e shtunë pesë persona u qëlluan për vdekje teksa po merrnin pjesë në varrimin e disa viktimave që kishin humbur jetën në protestat anti-qeveritare të së premtes.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment