BDSH premton investime të standardeve euroatlantike

 
Bashkimi Demokratik Shqiptar, ka mbajtur një tubim parazgjedhor dje në sallën sportive të Gjimnazit “Kiril Pejçinoviç” në Tetovë. “Mbajtja e tubimit në këtë ndërtesë edukativo- arsimore në të cilën për 50 vite nuk është bërë asnjë investim, është domethënës për diskriminimin e vazhdueshëm që përjetojnë shqiptarët në të gjitha sferat e jetës politike, ekonomike, sociale, kulturore dhe arsimore”, thuhet në deklaratën e BDSH.

Krerët e kësaj force politike kanë deklaruar për investime që ti plotësojnë standardet në përputhje me ambiciet e integrimeve euro-atlantike.

“Gjimnazi i Tetovës në të cilin 100% të nxënësve janë shqiptar meriton të mbaj emrin e veteranit të arsimit dhe atdhetarit të shquar Mehmet Gegë Tetova”.
Kryetari i BDSH Bardhyl Mahmuti u premtoi të pranishmëve se do të ndërmarr të gjitha procedurat legale që gjimnazi i Tetovës të mbaj emrin e këtij heroi të popullit shqiptar.

Riemërtimi i këtij institucioni është puna më e vogël që mund të bëhet për të rikujtuar atdhetarin e madh që i kushtoi mbi 5 dekada të jetës së vet për realizimin e të drejtave tona kombëtare dhe arsimore. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment