Bayern, 21 milionë për Neuer

Bayern Munchen e ka rritur ofertën për portierin e Schalkes Manuel Neuer në 21 milionë euro.

Mediat gjermane njoftojnë se klubi Bavarez e do me ngulm portierin gjerman, i cili shkëlqeu këtë sezon në Bundesliga por edhe në Ligën e Kampionëve.



Sipas tabloidit Bild, marrëveshja mund të arrihet për 18 milionë euro, ndërsa 3 të tjera Schalkes do t’i paguhen në të ardhmen. Schalke e ka refuzuar ofertën e parë të Bayernit, prej 18 milionë eurosh, të cilën gjiganti gjerman e kishte bërë më 27 prill.

(www.gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment