Bastos të vendos të ardhmen e tij më 29 Maj

Agjenti i anësorit të Lyon, Michel Bastos, ka thënë se e ardhmja e klientit të tij do të qartësohet më 29 Maj, dita kur përfundon kampionati Francez.

27-vjeçari Brazilian ka qenë njëri ndër lojtarët kyç për les Gones në dy sezonet e fundit, por është i lidhur më një largim nga klubi Francez pas hapjes së afatit kalimtar veror.

Edhe pse ka pasur komente nga Bastos dhe presidenti i Lyon, Jean Michel Aulas, agjenti Emmanuel De Kerchove, thotë se e ardhmja e tij nuk do të diskutohet deri në fund të kampanjës.




(lajmesport.com)

No comments:

Post a Comment