Basha: Unë do jem një kryetar ndryshe

Kandidatit për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha ka deklaruar gjatë fjalës së tij se kryetari aktual i bashkisë, nuk dëgjon hallet e qytetarëve.

Ai theksoi se do të jetë një kryetar ndryshe ku të parët do të jenë qytetarët dhe jo betejat politike, siç ndodh, sipas tij, me kreun aktual të bashkisë.

“Shkova në çdo lagje të këtij qyteti për të dëgjuar problemet dhe shqetësimet. E bëra këtë për një arsye të thjesht dhe të fortë, askush nuk mund të drejtojë nëse nuk dëgjon më parë. Kjo do jetë dhe alternativa jonë, mes një kryetari që dëgjon qytetarët dhe një që dëgjon vetëm zërin e tij”, është shprehur Basha.

“Ka shumë pak mundësi për të gjetur punë, shumë pak hapësira të gjelbërta, ka shumë trafikë dhe rrugë të pashtruara. As fjalët e ashpra dhe as aktet e dhunshme nuk bëjnë të ulen çmimet dhe hapen vende pune dhe nuk ndërtojnë asnjë kënd lojrash për fëmijët tanë. Një kryetar që merret me probleme politike nuk i zgjidh hallet e qytetit tonë. Tani është koha për të vënë të parët njerëzit, Tiranën dhe qytetarët e saj”, theksoi Basha.



(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment