Basha, tre minuta deklaratë: Janë edhe 180 mijë vota për numërim

Kandidati demokrat Lulzim Basha, në një dalje publike që zgjati vetëm tre minuta i falënderoi komisionerët e të gjithë partive politike prezente në numërim dhe i bëri thirrje veçanërisht atyre socialistë për të mos zvarritur procesin e numërimit.
"Dua të shpreh mirënjohjen time për vëshguesit dhe numëruesit. Kanë mbetur për tu numëruar plot 180 mijë vota që kërkojnë qetësi dhe transparencë por socialistët kanë bllokuar dhe po zvarrisin procesin e numërimit. Kam besim në fitoren e shumëpritur në Tiranë.", tha Basha.
(shekulli.com.al)

No comments:

Post a Comment