Basha: Kadare shih punën tënde. Sa për KQZ ajo ka Ristan..dmth Zot.

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare ka publikuar një letër të hapur drejtuar kandidatit të qeverisë për Bashkinë e Tiranës z.Lul Basha ku pasi i shprehte shqetësimin për gjendjen e tensionuar pas zgjedhore i bënte thirrje Lulit të tërhiqej nga gara.Menjëherë pasi u konsultua me profesore dhe doktorë Luli i shkroi një përgjigje shkrimtarit të njohur.



I dashur Kadare!

Rrofsh për shqetësimin.

Unë jam krenar që jam pasardhës i Ilirëve të cilët kurrë nuk u tërhoqën nga lufta për Ilirinë dhe Bashkinë.

Prandaj po ta them troc që tja thuash edhe atij gjatoshit: kaq ta bësh dhëmbin, nuk tërhiqem!

Duke u tërhequr unë ofendoj komisionerët, numëruesit e votave, mbushësit e kutive, anëtarët e KQZ që i kemi si shpirt e si ylla bote.

Një mik që ta do të mirën më thotë tju them se jeni njeri i letrave shqipe ndaj bëni mirë të shihni punën tuaj. Sepse sa për KQZ ajo ka Ristan…dmth Zot. Shkurt ka kryeministër ky vend.

z.Kadare, që më këshilloni tërheqjen nga gara, unë Luli i Bashajve gjej rastin t’ju kujtoj se ju nuk keni shkruar ende një vepër për të madhin Sali Berisha.

Ju falenderoj që u shqetësuat për mua dhe shpresoj të keni votuar për mua.

Me restekpë

Lul Basha



P.S. E kollaj zotrote të thuash tërhiqu nga gara, por ti pate fat se që nga koha kur ike në Francë, nuk punove më në Shqipëri. Dhe për pasojë nuk ke patur rastin të kesh kryeministrin Berisha si shef.

Sikur unë të merrja guximin e jashtëzakonshëm e të cmendur dhe ti kërkoja leje Berishës për tu tërhequr nga gara, atëherë ti pas romanit “Prilli i Thyer” do të shkruaje romanin “Luli i Thyer”.

(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment