Basha: Do të pres shpalljen e rezultateve

Kandidati i Aleancës për Qytetarin për bashkinë e Tiranës Lulzim Basha foli për një proces të qetë dhe pa probleme, por ne paraqitjen e pare per mediat qe pas mbylljes se kutive te votimit u shpreh se do të presë qetesisht shpalljen e rezultatit zyrtat të zgjedhjeve lokale 2011.Basha u shpreh se ka të gjitha arsyet për të qenë i inkurajuar për fitoren, por tha se do të tregohet i përmbajtur deri në fund të procesit.

"Nga sondazhet paraprake nga exit poll-et jam i inkurajuar për fitoren, por jam jam i detyruar që të pres numërimin e votave", tha Basha.

Kandidati tha se zgjedhjet ishin shumë të mira dhe transparenca e procesit kërkon që palët të njohin dhe të respektojnë rezultatin e këtyre zgjedhjeve.
(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment