Barroso, në Tiranë kur situata të qetësohet

 
Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, nuk ka dhënë komente lidhur me anulimin e vizitës së tij në Tiranë.

Gjatë një konferencë për shtyp me presidentin serb, Boris Tadic, në Beograd, është vendosur të mos flitet për këtë temë.

Por, zëdhënësi Michael Karitsching ka thënë se anulimi i vizitës është i thjeshtë dhe në këto momente ajo nuk mund të realizohet.

Ai ka refuzuar të komentojë ngjarjet në Tiranë, edhe pse ka shprehur pakënaqësi lidhur me procesin.

“Ne kemi qenë të qartë se çfarë presim lidhur me zgjedhjet lokale dhe çfarë presim lidhur me respektimin e ligjit. Ne duam që Shqipëria të arrijë një konsensus konstruktiv të të gjitha palëve politike dhe perkushtim ndaj integrimit europian, sepse ky është qëllim shtetëror në Shqipëri dhe dëshirë e shumë qytetarëve atje”, ka deklaruar Karitsching.

“Ne vazhdojmë të mbetemi të përkushtuar për këtë pikë. Arsyeja përse presidenti ka udhëtuar në rajon është të sigurojë se angazhimi ynë është i qartë, dhe kur të kemi një atmosferë më konstruktive në Shqipëri, do të shkojmë atje. Nuk kam komente për situata specifike që janë duke ndodhur në kete vend”, ka vijuar zëdhënësi.

Anulimi i vizitës së tij në Tiranë ka zgjuar interesim edhe tek mediat e pranishme në Serbi.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment