Barroso: Kosova integrohet në BE me reforma të brendshme

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso gjatë vizitës në Kosovë ka shprehur mbështetje për perspektivën evropiane të Kosovës dhe nga ana tjetër ka kërkuar reforma të thella dhe të shpejta. Barroso tha se Komisioni Evropian do të vazhdojë të mbështesë Kosovën me ndihmë substanciale financiare.

Ai shprehu qëndrimin se e ardhmja e Kosovës varet nga vet populli i saj, ndërsa Komisioni Evropian ndodhet këtu për të ofruar ndihmë. Barroso shprehu besimin se Kosova do të tregoj lidership të denjë për t'i arritur synimet.


Presidenti i KE-së zhvilloi takime të veçanta me Presidenten dhe Kryeministrin e Kosovës. Barroso gjatë takimit me Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga e përgëzoi Presidenten Jahjaga për zgjedhjen e saj në krye të vendit dhe shprehu besimin se Presidentja do të ketë rol të rëndësishëm në afrimin e Kosovës drejt BE-së. Ai tha se Kosova ka mundësinë më të mirë për progres nëpërmjet reformave të brendshme. Barroso e ftoi Presidenten Jahjaga në vizitë zyrtare në Bruksel.

(shekulli.com.al)

No comments:

Post a Comment