Barroso anulon vizitën në Tiranë, KE konfirmon shtyrjen

Presidenti i KE-së Hose Manuel Barroso anullon vizitën e parashikuar për tu zhvilluar nesër në Tiranë. Ndryshimi i axhendës i zyrtarët të lartë europian, për të shtyrë vizitën në kryeqytetin shqiptar, ndodhi pikërisht kur kishin mbetur vetëm 24 orë nga zbritja e tij në aeroportin Nene Tereza.

Fillimisht anullimi i vizitës u lajmërua nga ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto, i cili i pyetur nga gazetarët në lidhje me vizitën e Barrosos tha se “nuk kemi asnjë konfirmim. Siguirisht kjo ka të bëjë me zgjedhejt që bën vetë KE. Është e rëndësishme që vizita e Barrrosos t'i shërbejë integrimit të Shqipërisë dhe sigurisht koha e përshtatshme do të jetë atëherë kur energjitë politike do të jenë totalisht të angazhuara për procesin e integrimit"

Deklarata e ministrit të Jashtëm njëkohësisht zv kryeministër i Shqipërisë u bë pas takimit që ky i fundit zhvilloi me delegacionin e vëzhguesve afatgjatë të OSBE-ODIRH të cilët monitoruan gjithë procesin zgjedhor të 8 majit. Delegacioni kryesohej nga drejtori. Takimi u bë në përfundim të misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve vendore të 8 majit 2011.
Më pas konfirmimi për shtyrjen e vizitës ka ardhur nga vetë zëdhënësja e KE, Natasha Batler.

Ndërkohë që sot presidenti i BE-së ndodhet në Beograd. Dhe në turin në Ballkanik ishte parashikuar dhe vizita në Kosovë e në Tiranë.
(balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment